Rritet numri i daljeve nga pika kufitare e Qafë-Thanës drejt Maqedonisë së Veriut. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga vendi ynë drejt vendit fqinj kanë dalë 2.006 shtetas duke regjistruar kështu numrin më të lartë të kohëve të fundit.

 

Të njëjtat burime thanë se ky numër është i lartë në dalje pasi shtetasit shqiptarë vazhdojnë të përdorin vendin fqinj për të hyrë në Greqi, aty ku dhe jetojnë e punojnë.

 

Gjatë 24 orëve të fundit edhe numri i hyrjeve nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë ka qenë i lartë. Nga Qafë-Thana bëhet e ditur se kanë hyrë 1.715 shtetas.

 

Për të përballuar fluksin, pala shqiptare punon me 4 sportele në hyrje-dalje, ndërsa maqedonasit me 3 të tilla. Nga ana tjetër, hyrjet nga Greqia drejt vendit tonë nga pika kufitare e Kapshticës janë të pakta. Gjatë orëve të fundit kanë hyrë 191 shtetas dhe 89 mjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *