E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Fluminense në finalen e Botërorit, brazilianet mundin Al Ahli 2-0, Man.city sfidon japonezët e Uraua-s

Fluminense është skuadra e parë që u kualifikua për në finale e botërorit të klubeve.

Brazilianët, kampion të fuqi të Libertadores mundën egjiptianët e Al Ahli në gjysmë finalen e luajtur në Xhedah.

Reklamë

Protagonist i skuadrës së Fluminenes në fitoren 2 me 0 edhe një herë tjetër ishte Xhon Kenedi, sulmuesi që ishte protagonist i madh edhe në finale e kupës libertadores kundër Boka Zhuniors në 4 nëntor të këtij viti.

Ndeshje në fakt u zgjidh vetëm në fazën finale të saj. Fillimisht ishte Arias që kaloi skuadrën amerikano-jugore në avantazh me 71 me 11-metërsh.

Reklamë

Më pas për të vulosur suksesin e Fluminenses mendoi pikërisht Kenedi në minutën e 83. Tanimë brazilianët presin të njohin rivalin e finales së madhe , skuadër që do të dalë nga çifti që vë përballë kampionët e Europës Manchester City dhe kampionet e Azisë, japonezët e Urauas.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë