Nuk është vetëm periudha kur turistët e huaj vijnë në Shqipëri për detin e vendet ku nuk është ndërhyrë shumë nga njerëzit, por edhe për të njohur më shumë kulturën e këtij vendi të vogël.
Të huajt i grishin më shumë elementët e ekspozuar në muzeun etnografik në kalanë e Krujës e numri i tyre është rritur edhe më shumë, pasi ky muze u përzgjodh si më i miri në Ballkan.
“Sapo vizituam shtëpinë e toptanëve dhe jam i impresionuar se sa shumë rëndësi kjo familje i kushton detajeve. Pamë pikturat, sofrën, elementët që përdoreshin për zbukurimin e shtëpisë po edhe ato me të cilat punonte familja. E gjithçka ishte shumë e bukur e më e bukur ishte të mësoje se për të tilla element paguheshin njerëz. Kjo mënyrë jetese na impresionoi vërtet.”
“Është mjaft interesante të kuptosh se si kanë jetuar më parë shqiptarët e se si e ndërtojnë jetën e tyre sot. Mësova shumë nga kjo vizitë në muzeun etnografik të Krujës dhe jam mahnitur me disa detaje të cilat nuk i kisha parë në asnjë muze tjetër. Ka shumë sende elementë të ruajtura me shumë kujdes ndër vite.”
Sipas drejtorit te këtij muzeu Medi Hafizi ne këto ambiente ka sende e objekte deri edhe ne 330 vjeçare te ruajtura brez pas brezash. Kjo sipas tij e bën mjaft tërheqës këtë vend edhe në një kohë kur temperaturat të çojnë drejt detit.
Ky muze gjendet ne rrethimin e kalasë se Krujës dhe daton që në vitin 1764.





