Subscribe

Virusi i gripit është në qarkullim dhe po prek të gjitha moshat, I favorizuar edhe nga ulja drastike e temperaturave këtë fillimvit. Grupet më të rrezikura janë të moshuarit dhe fëmijët.

 

Shefja e Infektivit pranë QSUT Najada Çomo shprehet se cdo ditë në shërbimin e urgjencës paraqiten dhjetera raste, disa prej tyre edhe në gjendje të rënduar.

 

Ndërkohë që apeli shkon për popullatën  që të vaksinohet pasi rreziku që vjen nga gripi është serioz.

 

Instituti I Shëndetit Publik sqaroi se në qarkullim është virusi A/H1 ku vetëm në javën e fundit në shkallë republike janë regjistruar 11 mijë të prekur. Ky lloj virusi po qarkullon edhe ne shumë vende të Europës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *