E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Fluks virozash në Berat dhe Korçë

Ndryshimet e temperaturave gjatë ditëve te fundit kanë sjellë shtimin e numrit të fëmijëve të prekur nga virozat. Në qytetin e Beratit vetëm në 24-orë, numri i vizitave ka shkuar në 100 dhe më të prekurit janë femijet nga 3 deri ne 6 vjeç.

 

Shefi i repartit te pediatrisë shprehet se këto viroza ndryshe nga ato të zakonshmet shoqërohet me temperaturë të lartë dhe ethe.

 

Reklamë

Edhe ne Korçë, dy javet e fundit eshte regjstruar fluksi me i madh i vizitave. Sipas shefes së epidemiologjise, Merita Kroi ka nje trend ne rritje te pacienteve qe jane te prekur nga virozat e stines. Jane rreth 500 vizita te rapotuara ne urgjencen e spitalit dhe ate pediatrike ne jave, pjesa me e madhe e te cileve femije.

 

Simptomat që paraqesin pacientet e vegjel jane temperaturë e lartë, ethe dhe dehidratim. Mjekët këshillojnë prindërit që ti mbajnë fëmijët në ambjente me temperaturë konstante dhe të ajrosura dhe te konsumojne sa me shumë lëngje.

Më shumë video

Reklamë