Vlora mbetet një prej destinacioneve më të preferuara për pushime për shqiptarët, por edhe për turistët italianë.
Në Portin e Vlorës sot në mëngjes bashkë me emigrantët që kthehen në Shqipëri për të pushuar me familjen, kanë mbërritur mbi 600 persona me tragete nga portet italiane.
Sipas autoriteteve portuale, lëvizjet nga Italia drejt Vlorës kanë njohur rritje krahasuar me një vit më parë, dhe pritet që ky trend të vijojë i tillë përgjatë gjithë muajve korrik dhe gusht.
Operatorët turistikë dhe bizneset e zonës shprehen optimistë për ecurinë e sezonit, dhe hotelet deri tani tregojnë se numri i rezervimeve është i lartë, veçanërisht gjatë fundjavave./vizionplus.tv





