Menjëherë pas festive të fundvitit duket se kanë nisur edhe lëvizjet e para në shtimin e numrit të fluksesve të hyrje daljeve në pikat kufitare.

 

Sipas të dhënave të raportuara, ditën e parë të vitit 2020, në Kapshticë kanë hyrë 1589 shtetas dhe kanë dalë  2693  të tjerë, ku aktualisht po punohet me 6 sportele për të shmangur rradhët e gjata.

 

Në pikën kufitare të Kakavijës , sipas autoriteteve doganore, është regjistruar një numër i ulët krahasuar me dy ditë më parë,  prej 2431 personave në dalje.

 

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të regjistruara, janë larguar nga durrësi drejt italisë afërsisht 300 automjete dhe 700 pasagjerë në dy tragete.

 

Gjithashtu pritet që ky numër të rritet në orët në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *