E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fluks udhëtarësh në doganën e Morinit

Dogana e Morinit në Kukës, që nga fillimi i gushtit, po përballon fluks te shtuar, ndërkohë që mëngjesi i së shtunës shënoi numrin më të madh të automjeteve e pushuesve nga Kosova e Maqedonia, për këtë sezon. Piku i fluksit arriti në orët e para të mëngjesit, kur numri i udhëtarëve i kaloi shifrat e 11 mijë qytetarëve. Kosovaret e maqedonasit e kanë kthyer në preferencë bregdetin shqiptar.

 

Policisë kufitare edhe pse me gjashtë sportele e personel të shtuar, iu desh të punonte me procedurë të përshpejtuar.

 

Vetëm në katër ditët e para të muajit gusht në hyrje janë shënuar mbi 60 mije persona me 7 mijë automjete të vogla, si dhe mbi 100 autobusë. Vetëm për korrikun numri i hyrjeve nga Kosova në Shqipëri ka shënuar shifrën mbi 1.2 milionë persona dhe afro 400 mijë automjeteve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë