Subscribe

Në pikën kufitare të Kapshticës është shtuar fluksi i emigrantëve shqiptarë që hynë në vend nga Greqia. Mësohet se nga ana e policisë tonë kufitare, janë marrë të gjitha masat, për të përballuar situatën dhe shmangur vonesën. Aktualisht po punohet me kapacitet maksimal, me 5 sportele në hyrje dhe procedurë të përshpejtuar deri në normalizimin e situatës. Ndërkohë funksionojnë 3 sportele për daljen e udhëtarëve nga vendi ynë në drejtim të Greqisë. Gjatë të premtes në Kapshticë janë regjistruar mbi 6300 hyrje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj dhe rreth 3500 dalje. Po ashtu, fluks ka pasur edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës. Muaji gusht shënon edhe numrin me te madh te emigranteve qe vijnë nga Greqia per te kaluar pushimet pranë familjeve te tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *