Subscribe

Gjirokastra po tërheq përherë e më shumë vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj, duke shënuar shifra në rritje të tyre nga viti në vit. Të dhënat flasin për një dyfishim të turistëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

 

ERVINA SALIHAJ

 

 PËRGJEGJËSE E ZYRES SE TURIZMIT BASHKIA GJIROKASTËR

 

Deri më tani kemi pasur 30 mijë turistë. Presim që ky fluks të vijojë kështu.

 

Për njësitë tregtare në Qafën e Pazarit sezoni veror ka nisur i mbarë, me prurje të shumta turistësh, por ata ngrenë si shqetësim futjen në treg të produkteve të huaja. Shumë pak njësi tregtimi u ofrojnë turistëve produkte artizanale të prodhuara në Shqipëri.

 

 

Një pjesë e mirë e bizneseve në Pazar ndërthurin tregtimin e paktë të produkteve artizanale me ato të huaja, kjo dedikuar edhe kostos më të lirë të tregëtimit.

 

Aktivitetet kulturore të shtrira përgjatë gjithë vitit dhe rikonstruksioni i zonës së Pazarit e ka kthyer qytetin e gurtë në një destinacion të rëndësishëm përgjatë gjithë vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *