Rritja e temperaturave ka bërë që edhe në Durrës sezoni turistik të nisë më herët se vitin e kaluar. Shumë të huaj kanë mbërritur në qytetin bregdetar për të shijuar rrezet e diellit, ndërkohë që rritja e numrit të turistëve më së shumti vihet re nga operatorët turistikë.

Edhe gjatë 2024 pritet që të ketë një numër në rritje të pushuesve që do të vizitojnë Durrësin, por problemi i vetëm që shqetëson bizneset e veçanërisht strukturat hoteliere është mungesa e fuqisë punëtore.

Operatorët turistikë shprehen se mungesa e fuqisë punëtore pritet të plotësohet nga studentët, duke qenë se është arritur një marrëveshje me universitetet që provimet të përfundojnë deri në 15 qershor./Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *