Subscribe

Rreth 186 pasagjerë kanë mbërritur këtë të enjte në Portin  Detar me dy tragete të linjës – Brindizi – Vlorë, shtetas shqiptare por edhe të huaj.

Të shumtë janë qytetarët shqiptare të cilët për shkak te pandemisë kanë mbetur në qytetet italiane teksa ishin pranë fëmijëve të tyre.

Te tjerët, janë shqiptaret  rezidente ne Itali të cilët janë kthyer për të takuar të afërmit në Shqipëri.

Por mes urdhëtarëve ka edhe italianë të cilët kanë ardhur pnë vendin tonë për arsye pune, turizëm dhe për kontrolle shëndetesore sidomos, për pjesën stomatologjike.

Nderkohe shefi i përpunimit të trageteve, Festim Skendaj thotë se fundjava që kaloi, shënoi të parin fluks, rreth 500 pasagjere, ndërsa pritet rritje pas 15 korrikut edhe për shkak të shtimit të fluksit të pushuesve.

 Ndërkohe në zbatim të protokollit shëndetësor pas përfundimit të përpunimit të pasagjerëve çdo ditë kryhet dezinfektimi i ambienteve të Terminalit në Portin Detar të Vlorës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *