Fluksi në rritje I refugjatëve sirianë që vijnë nga Greqia po ndesh në masa gjithnjë e më të forta në kufi nga policia shqiptare.

Burime të besueshme pranë kësaj dukurie klandestinësh, bëjnë të ditur se 10 ditën e fundit është kapur një numer I lartë sirianësh në kufirin jeshil me Greqinë.

Kjo tregon fluksin në rritje të hyrjes së tyre në territorin  shqiptar me përmirësimin e kushteve të motit.

Përballë kësaj situate, policia kufitare shqiptare nga ana e saj  ka forcuar së tepërmi masat e kontrollit në zonat ky depërtojnë grupet e refugjatëve sirianë.

Jo vetëm kaq, por nga ana e policisë kufitare janë shkurtuar së tepërmi procedurat e trajtimit të këtyre shtetsve të huaj.

Policia tashmë formalizohet me marjen në pyetje të refugjatëve sirianë që në Devoll, dhe nuk I vazhdon më procedurat e trajtimit të tyre në Drejtorinë rajonale të kufirit. Burime të sigurta thanë se janë të pakët refugjatët sirianë që po dërgohen në qëndrën e ngritur për ata në Babrru të Tiranës.

Përjashtim të pakët bëjnë  familjarët, apo ata që e justifikojnë gjatë marjes në pyetje hyrjen në Shqipëri dhe më tej azilin në vendet e BE.

Ky kthim I shpejtë  në Greqi I sirianëve është pjesë e masave të policisë për të ndaluar fluksin e tyre, por sidomos nga mbipopullimi I qëndrës së trajtimit të tyre në Babrru.

Refugjatët sirianë  hyjnë ilegalisht në Shqipëri pasi largohen nga kampi grek I Idomenit, prandaj policia kufitare shqiptare I detyron të rikthehen në vendin fqinj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *