E diel, 8 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Fluks refugjatësh në kufirin greko-shqiptar

Kalimet e paligjëshme të kufirit tokësor nga refugjatët jo vetëm vijnë në rritje por shtrihen në disa fshatra pranë zonës ndarëse me Greqinë.

 

Burime të sigurta bëjnë me dije se hyrjet e refugjatëve irakenë, kurdë e sirianë janë të përditshme në grupe deri në 30 persona. Në ditët e fundit ky numur ka aritur deri 50 refugjatë të kapur nga bashkëpunimi I policisë shqiptare me FRONTEX.

 

Reklamë

Pjesa më e madhe e të ndaluarve në brezin kufitar rezultojnë refugjatë irakenë e kurdë me familjet e tyre.

 

Refugjatët familjarë intervistohen dhe dërgohen më pas në qendrën e ngritur për ata në Babrru, ndërsa të tjerët kthehen nga kanë ardhur që në kufi.

 

Burimet thanë se pjesa më e madhe e refugjatëve kapen nga patrullimet e FRONTEX. Policia ka konstatuar se kalimet e paligjëshme janë shtrirë në disa fshatra kufitare si Ponçara, Trestenik, Vërnik e Vidohovë.

 

Pavarësisht se kushtet e motit nuk janë më të përshtatshme si gjatë verës dhe ndalimeve që në kufi, refugjatët nga vendet në konflikt vazhdojnë të synojnë vendet e Bashkimit Europian nëpërmjet kalimit ilegal në Shqipëri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë