E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Fluks pushuesish në zonat bregdetare, trafiku në kolaps

Temperaturat e larta, kanë bërë që shumë qytetarë të zgjedhin per te kaluar fundjavë në zonat bregdetare.

 

Por si pasojë e kësaj dyndje ata kanë mbetur të bllokuar në trafik, ku problem është aksi rrugor “Tiranë-Gjiri i Lalzit” në të cilin janë krijuar radhë të gjata automjetesh.

 

Reklamë

Lidhur me këtë situatë policia ka bërë një thirrje për drejtuesit e automjeteve që të kalojnë nga Ndroqi për të shmangur trafikun e rënduar.

 

Ndërkohë, edhe në zonat e tjera bregdetare, trafiku paraqitet me probleme. Konkretisht, në akset Lezhë- Shëngjin, Shkodër – Velipojë; Fier – Vlorë.

 

Edhe pse nuk janë qytete detare, Elbasani e Berati po përballen me fluks të lartë në trafikun e automjeteve.

 

Rreth 2000 mijë emigrantë më makinë janë shtuar atyre ekzistuese të qytetit të Elbasanit.

 

E njëjta tablo paraqitet edhe në qytetit e gurtë.

 

Fluksi i vizitorëve në Berat ka shtuar ndjeshëm edhe trafikun e automjeteve.

 

Për këtë arsye sektori i qarkullimit rrugor ka hartuar një plan masash për shmangur bllokimin e rrugëve kryesore të qytetit.

 

Por situata pritet të rëndohet edhe më shumë në fund të korrikut në qarkun e Beratit, kur nis edhe pelegrinazhit në malin e Tomorit.

Më shumë video

Reklamë