Subscribe

 

Pas viktimës se dyte qe shkaktoi fruthi, prindërit dynden ne qendrat shëndetësore për kryerjen e vaksinës. Përballe frikës se autizmit qe deri tani i ka mbajtur larg këtij injeksioni, prindërit zgjedhin sigurinë per jeten e fëmijëve.

 

Jo vetëm fëmijët por edhe te rriturit, te lindur ne vitet 80-90, kane kryer injeksionin kundër fruthit.

 

Mjeket tregojnë se me shpërthimin e sëmundjes eshte rritur numri i fëmijëve qe kryejnë vaksinën  ne moshën 1 dhe 5 vjeç siç e përcakton kalendari.

 

86 fëmije jane prekur deri tani nga fruthi, ndërsa dy foshnja 7 dhe 4 muajshe kane humbur jetën nga komplikacionet e renda. Krahas kësaj sëmundje infektive jemi ne kulmin e epidemisë se gripit, ku qarkullim janë kater viruse qe shkaktojnë probleme te renda kryesisht tek fëmijët e sëmuret kronike.

 

Mbi 24 mije persona raportohen te prekur çdo jave nga gripi. Nuk mungojnë rastet e renda ndërsa është shënuar nje viktime. Per te përballur fluksin e madh te vizitave, krahas spitaleve, ministria e shendetesise ka kthyer ne shërbim 24 ore 4 qendra shëndetësore, ne Laprake, Kombinat, Kinostudio dhe ne zonën e bllokut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *