E shtunë, 7 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 orë më parë
Sociale

Fluks pacientësh në spitalin e Korçës

Më shumë se 50 apo 60 vizita janë kryer çdo ditë pranë shërbimit të pediatrisë në Spitalin Rajonal të Korçës. Fluksi i vizitave ka qenë i shtuar gjatë gjithë muajit janar për shkak të virozave dhe situatës gripale.

 

Kjo bëhet e ditur nga shefi i shërbimit të pediatrisë Robert Rado, i cili thotë se pjesa më e madhe e fëmijëve pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesat e tyre por ka edhe një pjesë tjetër të cilët janë shtruar në spital për mjekim për shkak të komplikacioneve të rrugëve të sipërme apo të poshtme të frymëmarjes.

 

Reklamë

Jo vetëm për shkak të temperaturave të ulëta por edhe për shkak të smogut i cili është në nivele të larta në qytetin e Korçës, mjekët këshillojnë për kujdes të shtuar ndaj fëmijëve, e sidomos për ata që kanë probleme me rrugët respiratore, pasi kjo situatë mund të rëndojë edhe më tepër gjendjen e këtyre fëmijëve.

Në qytetin e Korçës ende nuk mund të thuhet se jemi në pikun e gripit, pasi mjekët paralajmërojnë që situata gripale të rëndohet edhe më shumë në fund të janarit e fillim të shkurtit:

 

Ky grip shoqërohet edhe me temperaturë të lartë. Për këtë mjekët këshillojnë prindërit që të kontrollojnë fëmijët e tyre dhe nëse kanë temperaturë të lartë që zgjat për tri ditë me radhë duhet ti çojnë për vizitë pranë mjekut të familjes për të vendosur më pas për mjekimin e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë