E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Fluks pacientësh me koronavirus, hapet spitali “Covid 3”

Ogerta Manastirliu ka reaguar për hapjen e spitalit Covid-3.

 

Ministrja e Shëndetësisë shprehet se është riaktivizuar plani për përballimin e situatës për t’iu përgjigjur fluksit në spitale, ndërsa shton se synimi tashmë është frenimi i përhapjes së pandemisë në vend dhe për të lehtësuar pasojat.

 

“Forca ekipit të Spitalit #Covid3 në shërbim në këto momente, i hapur për të përballuar shtimin e rasteve të qytetarëve të prekur nga #Covid19, që kanë nevojë për trajtim spitalor. Kemi riaktivizuar planin e përballimit të situatës, për t’iu përgjigjur fluksit në spitale, me përforcimin e ekipeve mjekësore, sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese, por është #thelbësor vaksinimi masiv, për të frenuar përhapjen e epidemisë në vend dhe lehtësuar pasojat e saj.”

Më shumë video

Reklamë