Subscribe

Urgjenca e spitalit rajonal të Vlorës po përballet gjatë këtyre ditëve me një fluks të shtuar vizitash të pacientëve të prekur nga virusi sars cov2. Sipas mjekëve, qe iu referohet Vizion Plus, çdo ditë paraqiten për ndihmë mjekësore 40 deri në 50 qytetarë me shenja të ndryshme të infeksionit, prej të cilëve mbi 20 rezultojnë pozitiv pas kryerjes së testeve të shpejta.

 

 

LORENA ARAPAJ – SHEFE E URGJENCËS VLORË

Kemi pacientë me nivel të ulët oksigjeni. Kjo pasi kurohen në shtëpi. Pastaj vijnë në gjendje shumë të rënduar. Aktualisht nuk e dimë se ky është një rezultat pas festave dhe tani po duken këto pasoja. Vizitat në përgjithësi janë më të shtuara në pjesën e parë të ditës 40 deri në 50. Realizojmë tamponë të shpejtë. Shumica dalin pozitiv. Mbi 20 dalin me covid. Ne nuk kemi akoma spital Covid kështu që në përgjithësi trajtohen drejt spitaleve Covid në Tiranë.

 

Sipas shefes së urgjencës së Vlorës,e cila foli per Vizion Plus,  situata po shkon drejt përkeqësimit pasi qytetarët nuk po zbatojnë më masat anticovid.

 

Masat mbrojtëse kanë filluar nuk po i mbajnë më. Dhe në momentin e mbërritjes në spital. Përveç kësaj vinë dhe pacientë që nuk kanë vetëm pjesën e Covidit, por dhe ata që kanë problematika që mund të përballohen nga mjekët e familjes. Duke u rrezikuar që të marrin dhe Covid-in.

 

Bluzat e bardha parashikojnë që në muajin shkurt të ketë një rritje të ndjeshme të rasteve me covid si dhe të pacientëve që do kërkojnë trajnim të specializuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *