Ditët e para të dhjetorit kanë rritur numrin e infeksioneve respiratore dhe rastet e konfirmuara me grip. Mjekët pranë qendrave shëndetësore shprehen se po preken të gjitha moshat , ndaj bëjnë thirrje për mos neglizhim të simptomave si kollë e shpeshtë dhe temperaturë e lartë.

 

XHENTILJANA NAZAJ

MJEKE FAMILJE, QSH.10

“Më të prekur janë fëmijët, moshat aktive që janë në ambiente punë, në komunikim të vazhdueshëm dhe moshat e treta. Simptomat që shoqërojnë këtë virus gripi është temperature shumë e lartë, ankohen shumë për dhimbje fyti, kollë të thatë dhe dhimbje e muskujve. Këto janë shenjat klasike të gripit ose të virozave të tjera të stinës pasi prekin traktin e sipërm respirator.”

 

Edhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë  bluzat e bardha vërejnë një shtim të pacientëve që paraqiten për vizitë ose konsultë, ku nuk kanë munguar as rastet e rënda.

 

ARBEN TANKA

MJEK NE SPITALIN “SHEFQET NDROQI”

Kemi një qarkullim më të shtuar të virozave respiratore, por edhe virus i gripit i cili nisi të qarkulloj që prej tetorit dhe rastet vijnë duke u shtuar, jemi në një situatë që kemi pasur më shumë vizita në urgjenca por edhe shtim të konsultave. Është vënë re një shtim i rasteve me temperaturë prej tre ditësh dhimbje fyti  dhe kollë të thatë dhe këto janë ato raste që kanë kaluar ose një  grip ose një virozë tjetër.”

 

Specialistët  apelojnë për marrjen e vaksinës nga kategoritë më të rrezikuara dhe gjithashtu bëjnë thirrje që antibiotikët të përdoren vetëm në rast komplikacionesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *