Grumbullimet gjatë festave të fundvitit kanë sjellë një shtim të ndjeshëm të rasteve të infeksioneve respiratore në vendin tonë.Sipas ISHP, vetëm në javën e parë të janarit janë mbi 13.000 raste, të personave të prekur, ndërsa ka patur edhe shtrime. Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar si mënyra më efektive për të frenuar përhapjen.
Nuk përjashtohet gjithashtu edhe prania e variantit K të gripit. Sipas specialisteve ka të njejtat simptoma si gripi zakonshem por përhapet më lehtë.
Që me shfaqjen e simptomave të para, qytetarët duhet të paraqiten pranë mjekut, për të shmangur përkeqësimin e gjendjes shëndetësore dhe komplikacioneve. Specialistët këshillojnë gjithashtu shmangien e medikamenteve pa rekomandimin e mjekut./vizionplus.tv





