Subscribe

Ditët e para te janarit kane sjell radhë në zyrat e gjendjes civile, për aplikimin e pajisjes me kartën e identitetit por edhe pasaporta.

 

Rreth 1,4 milionë dokumente identifikimi skadojnë brenda gjashte muajve te pare te vitit. Qytetarët qe janë dyndur neper sportele thonë se është dashur te presin edhe me dite për te bere aplikimin.

 

Ndërkohë edhe administratori i postës shqiptare konfirmon se vetëm ne javën e pare te janarit është shitur një numër madh kuponësh për karta identiteti dhe pasaporta.

 

Dokumentet e identifikimit i pengojnë qytetaret shqiptare te lëvizin jashtë vendit pasi afati i përdorimit te pasaportës është tre muaj përpara datës se skadimit. Por një problematike me shqetësuese është ajo qe ka lidhje me procesin zgjedhor. Karta e identitetit dhe pasaporta janë dokumentet e vetme me te cilat qytetaret mund te votojnë ne muajin qershor.

 

Ndërkohë, në një reagim ne rrjetet sociale, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj theksoi se zyrat e gjendjes civile janë në gatishmëri të për t’iu përgjigjur ne kohe qytetareve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *