Subscribe

Kjo javë ka filluar me fluks të madh vizitash në urgjencën e pediatrisë në QSUT, ku prindërve u duhet të presin disa orë që të marrin ndihmën mjekësore për fëmijët.

Prindërit ankohen se i gjithë fluksi po përballohet nga 2 mjekë, duke shtuar orët e pritjes në rradhë.

Disa prej fëmijëve janë vaksinuar për ti paraprirë kësaj situate, ndërkohë ka edhe nga ata prindër që kanë refuzuar për shkak të frikës nga efektet anësore.

Vetëm fundjavën që kaloi, urgjenca e pediatrisë trajtoi 300 të raste.

Pak ditë më parë ministria e shëndetësisë u bëri apel qytetarëve të Tiranës që të mos I drejtohen vetëm QSUT por edhe tre poliklinikave të cilat e ofrojnë këtë shërbim 24 orë me mjekë specialistë, pikërisht për të shmangur rradhët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *