E premte, 9 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Fluks në urgjencën e Elbasanit nga vapa/ Mjekët këshillojnë që të shmanget qëndrimi në diell 

Rreth 120 persona paraqiten çdo ditë në urgjencën e spitalit rajonal të Elbasanit për të kërkuar ndihmë mjekësore për problemet të ndryshme.

 

Reklamë

Mjekët e urgjencës tregojnë se shqetësimet kryesore të qytetarëve lidhen me komplikacionet e shkaktuara nga temperaturat e larta.

 

Reklamë

Mjeku Halit Hasa nënvizon se shumë nga personat që paraqiten në urgjence për ndihme janë të prekur edhe nga Covid-19.

 

Për shkak të rikthimit të rasteve me koronavirus, mjeku apelon qytetarët që në rastet kur nuk kanë shqetësime serioze të konsultohen fillimisht me mjekun e familjes e më pas të paraqiten në urgjence.

 

Edhe muaji gusht pritet të mbyllet me temperatura të larta ndaj mjekët këshillojnë që të qëndrohet në ambiente të freskëta,të konsumohet ujë e lëngje e po ashtu edhe ushqime të shëndetshme.

Më shumë video

Reklamë