Subscribe

Temperaturat e ulëta që kanë pushtuar vendin tonë ditë e fundit, ka bërë që fluksi i vizitave në qendrat spitalore dhe ato shëndetësore të rritet. Më të prekurit janë të moshuarit, të sëmurët me zemër si dhe fëmijët.

Mjekja kardiologe Daniela Teferici tregon simptomat që hasen më shpesh si pasojë e acarit, ndërsa u bën apel qytetarëve, që ti drejtohen spitaleve nëse kanë shqetësime.

 

Numri i vizitave është rritur edhe në pediatri. Grupmosha që shfaq më shumë probleme është ajo nga 1 deri në 3 vjeç. Një zgjidhje për të parandaluar virozat, janë ushqimet e pasura me fruta, perime dhe lëngje.

 

Burime pranë ISHP bëjnë te ditur se javën e parë të 2019 vërehet një trend në rënie i infeksioneve respirative të sipërme dhe të poshtme, por ky numër është 4 % më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *