Rritet fluksi i lëvizjeve nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Burime zyrtare bëjnë me dije për “Vizion Plus” se gjatë 48 orëve të fundit nëpërmjet pikës se kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë hyre e kanë dalë 9.933 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

 

Gjatë këtyre orëve numri më i lartë bëjnë me dije të njëjtat burime janë regjistruar në dalje nga Shqipëria në drejtim të vendit fqinj me 5.223 shtetas. Ky numër vazhdon të jetë i lartë pasi shqiptarët vazhdojnë të përdorin Maqedoninë e Veriut si vend tranzit për të kaluar në Greqi aty ku një pjesë e mirë e tyre jetojnë dhe punojnë.

 

Por gjatë 48 orëve të fundit, sipas të njëjtave burime, nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë 4.710 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Një pjesë e të cilëve kanë kaluar fundjavën në vendin tonë.

 

Për të përballuar këtë fluks në rritje gjatë kësaj fundjave autoritetet tona të pikës së kalimit kufitaq të Qafë Thanës kanë rritur numrin e sporteleve bë hyrje dhe dalje. Nga ana shqiptare është punuar me 5 sportele 3 prej të cilëve në dalje ndërsa nga pala Maqedonase me 4 të tillë.
Gjatë 48 orëve nga Greqia nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 390 shtetas shqiptarë si dhe 161 mjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *