E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Fluks në Qafë Thanë e Kapshticë, policia shton sportelet

Vijon fluksi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Burime zyrtare pranë drejtorisë vendore të kufirit dhe migracionit bëjnë me dije se 24 orët e fundit kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 7300 shtetas shqiptarë e të huaj.

Numri më i madh i kalimeve nëpërmjet kësaj pike kufitare është ai i shtetasve që kanë hyrë nga vendi fqinj me rreth 4300 persona.

Ndërkohë që kanë dalë nga Shqipëria 3085 shtetas. Për të përballuar këtë fluks është shtuar numri i sporteleve duke bërë të mundur eleminimin e rradhëve të gjata në të dy anët e kufirit.

Fluks i lartë është paraqitur edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës ku në 24 orët e fundit kanë hyre 5200 persona.

Vazhdo të lexosh

Reklamë