Subscribe

Vetëm këtë te marte ne portin e Vlorës, kane hyre 1600 emigrante dhe turiste te cilët kane mbërritur me 2 tragete te linjës Vlore-Brindisi, ndërsa ne tre ditët e fundit numri i tyre llogaritet ne 6300. Autoritet portuale bëjnë me dije se po punohet me kapacitet te plote.

 

Pavarësisht fluksit, emigrantet shprehen se nuk u është dashur te presin në radhe.

 

Sipas autoriteteve portuale fluksi do te vijoje tille edhe ne ditët ne vijim. Gushti regjistron numrin me te madh te emigranteve dhe turisteve qe hyjnë ne portin e Vlorës.

 

Numri i turisteve parashikohet te jete 15 perqind me i larte se e njëjta periudhe e vitit te kaluar. Kjo referuar prenotimeve te hoteleve deri ne datën 31 gusht por edhe ne diete para te shtatorit.

 

Ndërkohë edhe ne pikat kufitare ne juglindje te vendit është shënuar fluks. Përgjatë 24 orëve ne Kapshticë kane hyre 5751 persona, dhe kane dal 4705 emigrante e turiste. Ndërsa në Qafë Thanë kanë hyrë 5638 dhe kanë dalë 2731 persona.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *