Subscribe

Mbi 30 mijë udhëtarë kanë hyrë në vendin tonë gjatë javës së fundit të muajit korrik nga porti detar i Durrësit, të cilët janë kryesisht emigrantë dhe turistë të huaj që vijnë për pushime.

 

Ky fluks pritet të vijojë edhe gjatë gushtit, ndaj autoritetet kanë marrë masat për të përballuar fluksin dhe shmangur në kohë çdo vonesë të mundshme.

 

Vetëm mëngjesin e kësaj të marte kanë mbërritur në portin më të madh të vendit tre tragete me 2355 pasagjerë dhe 648 automjete.

 

Gjatë javës së fundit të korrikut nga Durrësi drejt Italisë kanë udhëtuar 9865 persona. Por edhe gjatë ditës së sotme fluksi ka qenë pothuajse në të njëjtat nivele.

 

Të gjitha strukturat shtetërore në pikën më të rëndësishme portuale të vendit deklarojnë se vazhdon të jetë në fuqi plani i masave shtesë për përballimin e këtij piku veror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *