E premte, 6 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fluks në portin e Durrësit

Pasi kaluan festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, emigrantët shqiptarë po rikthehen në vendet ku jetojnë e punojnë.

 

Edhe pse numri i pasagjerëve nuk është shumë i lartë, burime nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit ne Durrës, bëjnë të ditur se në dy ditët e fundit janë larguar drejt Italisë afro 2800 pasagjerë si dhe 1100 makina.

 

Reklamë

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Agjencitë e Lundrimit kanë vënë në dispozicion nga porti i Durrësit drejt porteve italiane 4 tragete, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme mund të shtohet edhe një traget tjetër në varësi të numrit të pasagjerëve.

 

Autoriteti portual në bashkëpunim me degën e doganës dhe policinë kufitare, kanë marrë masa për të vënë në dispozicion të gjithë sportelet e mundshëm në mënyrë që të mos krijohen radhë të gjata.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë