Subscribe

Ditët e fundit është vënë re fluks i shtuar vizitash në repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal Korçë.Sipas mjekëve çdo ditë më shumë se 100 fëmijë të moshës 6 deri në 10-vjeç paraqiten për ndihmë mjekësore. Shkak janë bërë virozat e stinës por dhe covid 19

 

XHENI DOKA – MJEKE PEDIATRE
Rreth dy javët e fundit kemi parë një rritje të rasteve të prezantimit nga shkollat, fëmijë që janë nga 8 vjecc e sipër. Gjë që referone se dhe shokët e tyre janë më të njëjtat simptoma dhe janë izoluar. Praktikisht paraqiten me temperaturë 39, me shenja të rufës, me kollë të thatë kryesisht. Që konsiston dy deri në tre ditë. Frika i bën që të paraqiten në kushte spitalore.

 

Mjekët thonë se në 10 vizita të kryera, më shumë se dy fëmijë rezultojnë të prekur me koronavirus.

Mund të bëhen 10 teste të shpejtë. Na rezultojnë 2 deri në katër raste që mund të prezantohen. Për fatin tonë të mirë kanë qenë me simptoma të lehta dhe janë trajtuar në shtëpi. Rastet që ka pasur prekje të mushkërisë apo kane pasur vështirësi në frymë-marrje janë transferuar në Tiranë.

 

Referuar kësaj situate, bluzat e bardha apelojnë prindërit që të marrin kontakte me mjekët e familjes me qëllim shmangien e fluksit në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *