E enjte, 5 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Fluks ne pediatrinë e Elbasanit

Pediatria e Elbasanit po përballet me 150 deri në 200 raste fëmijësh që paraqiten çdo ditë për të marrë trajtim mjekësor lidhur me virozat e stinës! Ulja  e temperaturave dhe ndryshimi i herëpashershëm i tyre ka bere qe te shfaqen edhe simptoma gripale tek fëmijët për shkak të rezistencës së dobët që ata kanë.

 

Mjekja Irena Palloshi shprehet se  ndryshimet klimaterike të ditëve të fundit kane ndikuar në shtimin e numrit fëmijëve qe paraqiten për te marre mjekim.

 

Reklamë

Por mjekja thotë se shpesh herë fluksi është i pajustifikuar, pasi prindërit i drejtohen spitalit edhe për shërbime elementare që mund ti marrin në poliklinikat e lagjeve.

 

Mjeket u bëjnë apel qytetarëve të heqin dorë nga tendenca për të marrë medikamente mjekësore pa këshillën e mjekut. Sipas mjekes pediatre prindërit duhet te bejnë kujdes me te vegjlit për ti ruajtur ata nga ndryshimet e temperaturave qe janë te zakonshme.

 

Më shumë video

Reklamë