Subscribe

Në pikën e kalimit Kufitar të Kapshticës vijon fluksi i lartë i hyrje daljeve në Shqipëri.

 

Sipas informacioneve nga drejtoria vendore e kufirit dhe emigracionit, bëjnë me dije se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë e kanë dalë nga kjo pikë kalimi kufitar më shumë se 11 mijë e 300 shtetas shqiptarë e të huaj.

 

Situata ka qenë më e rënduar në dalje paraditen e kësaj të hëne, situatë kjo e krijuar nga pala greke që vazhdon të punojë me sportele të reduktuara. Pala shqiptare punon me 8 sportele në hyrje e dalje, ndërsa pala greke me vetëm 4 të tilla.

 

Në kushte të tilla autoritet tona të kësaj pike kalimi kufitar kanë pasur disa takime me palën greke me qëllim shtimin e numrit të sporteleve. Shtetas shqiptarë por edhe të huaj të cilët kërkonin të kalonin në anën tjetër të kufirit, kanë qene të detyruar të presin për më shumë se një orë në kushte aspak të favorshme atmosferike, shoqëruar me temperature të larta.

 

Më e qetë është paraqitur situata gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Qafe Thanës. Burime zyrtare thanë se gjatë orëve të fundit nga Maqedonia në shqipëri dhe anasjelltas, kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 6200 shtetas shqiptarë e të huaj.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *