Afro 11 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë e kanë dalë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit.

 

Numri më i madh ka qënë në hyrje me 8300 shtetas që kanë zgjedhur të kalojnë festat e fundvitit  në vendin tonë. Ndërsa nga ana tjetër shumë herë më pak kanë qënë daljet në drejtim të Greqisë, me rreth 2700 shtetas.

 

Për të përballuar fluksin në rritje gjatë orëve të fundit, pala jonë ka punuar me kapacutet të shtuar. Në këtë pikë kanë punuar 4 sportele në hyrje dhe kaq të tillë në dalje.

 

Burime zyrtare bëjnë me dije se edhe përgjatë ditës së sotme fluksi pritet të jetë i lartë, dhe për këtë arsye puna do të vijojë me kapacitet të plotë përsa i perket sporteleve. Gjate këtyre ditëve edhe pala greke ka punuar me shtatë sportele duke ulur së tepërmi orët e.pritjes në të dy anët e kufirit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *