Fluks i lartë në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafthanës për 24 orët e fundit.

 

Në të dy këto dy pika vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë dhe kanë dalë me shumë se 16.000 shtetas Shqiptarë dhe të huaj.  Për të përballuar fluksin në rritje të diteve të fundit, nga ana e autoriteteve Shqiptare të kufirit, është rritur numri i sporteleve.

 

Ne Kapshticë punohet me 7 sportele në hyrje dhe dalje ndërsa në Qafthanë me 6 të tillë duke bërë të mundur evitimin e rradhëve të gjata në të dy anët e kufirit me Greqinë dhe Maqedoninë.

 

Me gjithë kërkesat e vazhdueshme pala Greke në veçanti por dhe ajo Maqedonase nuk kanë shtuar numrin e sporteleve këtë fundjavë, duke krijuar probleme në hyrje nga Maqedonia dhe në dalje nga Shqipëria drejt Greqisë.

 

Gjatë 24 orëve të fundit nga Greqia kanë hyrë më shumë se 4600 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe kanë dalë më shumë se 3200. Nga Maqedonia në drejtim të Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar të Qafthanës kanë hyrë me shume se 5400 shtetas shqiptare dhe te huaj dhe kane dale me teper se 2600.Fluksi ka vazhduar te jetë i lartë edhe paraditen e sotme në të dyja këto pika të kalimit kufitar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *