Fundjava ka shtuar lëvizjet në pikat kufitare me shtetet fqinje, Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në orët e fundit 11.500 qytetarë kanë lëvizur nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës; prej tyre 7.200 kanë hyrë nga Greqia në Shqipëri.

Për të përballuar fluksin në rritje të ditëve të fundit edhe pala greke duke filluar nga pasditja e djeshme ka shtuar numrin e sporteleve duke normalizuar situatën e lëvizjeve në të dy anët e kufirit.

 

I lartë gjatë 48 orëve ka qënë fluksi i lëvizjeve edhe në pikën kufitare të qafë thanës. Burimet thanë se në dy ditët e fundit nga kjo pikë kalimi kanë lëvizur, 17.300 qytetare.

Prej tyre 10.200 qytetare kane hyre ne shqiperi, shumica per te kaluar pushimet në bregdetin tonë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *