E diel, 22 Nëntor 2026 Parajsa deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Parajsa Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fluks në doganën e Morinit

Menjëherë pas mbylljes së festimeve për Vitin e Ri, në doganën e Morinit gjatë ditës së diele ka patur një fluks në rritje të kalimeve. Per shmangien e radhëve, në dispozicion të përpunimit të dokumentacionit, jane 4 sportele në një kohë kur kontrolli kryhet në të dyja kahet. Të dhënat e marra nga policia e kufirit, bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, nga pika e kalimit kufitar në Morinë, kanë qarkulluar mbi 3000 persona. Të njëjtat burime thonë se edhe numri i automjeteve që kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova, në ditët e para të vitit 2016, ka qenë i lartë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë