Muaji gusht shënon një numër rekord të hyrje-daljeve edhe në pikat e kalimit kufitar me Greqinë për shkak të pushimeve verore.

 

Në Kapshticë kanë hyrë në 24 orët e fundit mbi 4 mijë qytetarë që kanë ardhur nga Greqia. Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë se ditët e mëparshme. I lartë është edhe numri i shqiptarëve që kanë dalë jashtë vendit.

 

Autoritet po punojnë me 4 sportele për të përballur fluksin, për rrjedhojë janë eliminuar radhët e gjata.

 

Lëvizje ka patur edhe në pikën kufitare të Qafë-Thanës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *