Subscribe

Kjo e premte ka regjistruar fluks lëvizjesh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës,  pasi shumë emigrantë që jetojnë e punojnë në Greqi kanë zgjedhur të vijnë për të festuar pashkën ortodokse me familjarët e tyre.

 

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë më shumë se 5200 shtetas shqiptarë, ndërkohë që nga kjo pikë kufitare nga Shqipëria në drejtim të Greqisë kanë dalë më shumë se 2000 persona. Fluksi në hyrje nga vendi fqinj në drejtim të vendit tonë ka qenë i lartë edhe ketë të premte.

 

“S’kishte probleme, kaluam shumë shpejt”, tha njëri nga emigrantët. “Kam ardhur nga Selaniku për të festuar Pashkët me familjen time. Kishte pak radhë nga ana greke”, thekson një tjetër.

 

Për të përballuar lëvizjet e shumta në hyrje, stacioni i policisë kufitare të Kapshticës po punon me 4 sportele ndërkohë që në dalje me dy të tillë. Nga ana tjetër pala greke ka punuar me vetëm katër sportele. Të dy palët kanë rënë dakord që të punojnë me procedurë të përshpejtuar për të shmangur krijimin e radhëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *