30 mije shtetas shqiptare dhe te huaj kane hyre nga pika e kalimit kufitar ne Kapshticës ne 6 ditët e para te këtij muaji. Edhe pse ka pasur fluks automjetesh qe kërkonin te kalonin kufirin, situata është menaxhuar nga te dyja palët, për te mos shkaktuar radhe te gjata. Ne doganën shqiptare punohet me 6 sportele ne hyrje e dalje, ndërsa pala greke punon me 3 te tille. Muaji gusht shënon kulmin e kthimit te  emigranteve shqiptare qe jetojnë ne Greqi. Pas urdhrit te drejtorit te përgjithshëm  te policisë se shtetit, Haki Çako, lidhur me përmbushjen e kritereve për te kaluar kufirin, ne doganën e Kapshticës ne pese ditët e fundit janë kthyer 45 shtetas shqiptare.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *