E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Fluks në doganën e Kapshticës/ Emigrantët kthehen në Greqi pas pashkëve

Radhë të gjata automjetesh u krijuan  paraditen e kësaj të hëne në pikën kufitare të Kapshticës . Shumë emigrantë shqiptarë që erdhën për të festuar pashkët, tanimë po kthehen në vendin ku jetojnë dhe punojnë.

 

Por po ashtu të shumtë janë edhe ata që kanë festuar pashkët në shtetin grek tek të afërmit e tyre dhe po kthehen në atdhe.

 

Reklamë

Fluksi i lartë ka detyruar  autoritetet shqiptare  te shtojne numrin e sporteleve dhe personelin e shërbimit në dalje.

 

Pala shqiptare aktualisht po punon me 5 sportele në dalje dhe 3 në hyrje. Edhe doganierët e vendit fqinj punojnë me maksimumin e sporteleve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë