E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Fluks lëvizjesh në Qafë-Thanë

Ilustrim · Vizion Plus

Më shumë se 3.000 shtetas kanë hyrë e kanë dalë gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitarë të Qafë Thanës.

 

Kjo tregon së në këtë kohë pandemie kjo pikë kufitare mbetet dogana me fluksin më të madh të lëvizjeve në juglindje të vendit.

 

Një pjesë e mirë e shtetasve e përdorin Qafë Thanën dhe më pas Maqedoninë e Veriut si kalim tranzit për të hyrë në Greqi.

 

Burime zyrtare thanë se gjatë 24 orëve të fundit në Qafë Thanë, kanë hyrë 1534 shtetas dhe kanë dalë 1598 shtetas.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh