E premte, 16 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fluks i madh në Portin e Vlorës, qindra udhëtarë nisen drejt Italisë

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 600 pasagjerë dhe 150 automjete nisen drejt Italisë
Fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës vijon të jetë i lartë, si në hyrje, ashtu edhe në dalje nga territori shqiptar.

Gjatë mbrëmjes së hënë, rreth 600 pasagjerë dhe 150 automjete u nisën nga Porti i Vlorës në drejtim të Italisë.

Reklamë

Ndërkohë, gjatë ditës janë regjistruar 1,388 pasagjerë të mbërritur në Vlorë nga Italia, duke dëshmuar intensitetin e lartë të lëvizjeve në këtë pikë kufitare.
Fluksi i lartë në Portin e Vlorës pritet të vijojë edhe gjatë ditëve në vazhdim, me lëvizje të shtuara si në hyrje, ashtu edhe në dalje nga Shqipëria.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë