Subscribe

Numri i emigrantëve që vendosin të kalojnë festat pranë familjeve të tyre këtë fundvit vijon të jetë i lartë.

Gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 4900 shtetas dhe kanë dalë 3779 të tjerë. Ndërkohë të dyja palët, si ajo shqiptare dhe ajo greke, kanë punuar me kapacitete të plota me qëllim shmangien e radhëve të gjata.

Fluksi në këtë pikë kufitare, sipas autoriteteve doganore, pritet të shtohet akoma më shumë ditën e nesërme.

Fluks lëvizjesh ka pasur dhe në pikën kufitare të Kakavijës. Sipas autoriteteve doganore ditën e sotme kanë hyrë 6989 shtetas ndërsa kanë dalë 4108.

Ndërkohë  në  portin e Vlorës,  në 48 orët e fundit kanë hyrë rreth 1100 shtetas dhe kanë dalë 735 të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *