E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fluks i madh hyrjesh dhe daljesh në Kapshticë

Rritet fluksi i lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Burime zyrtare pranë drejtorisë vendore të Kufirit dhe Migracionit bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë hyrë e kanë dalë nëpërmjet kësaj pike të kalimit kufitar më shumë se 6200 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Fluksi më i madh sipas të njëjtave burime është rregjistruar në hyrje, nga Greqia në drejtim të vendit tonë, aq sa në 24 orët e fundit kanë hyrë dicka më shumë se 3400 shtetas.

Në kushte të tilla, kjo drejtori ka hartuar një plan të ri masash me qëllim menaxhimin e situatave të krijuara pas fluksit në rritje për shkak se shumë shtetas shqiptarë zgjedhin vendin e tyre për të kaluar pushimet e verës.

Për këtë arsye pala shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës do të punojë me maksimumin e sporteleve në hyrje ndërkohë që i ka kërkuar edhe autoriteteve greke që të bëjnë të njëjtën gjë.

Reklamë

Ditët e fundit autoritetet tona të kufirit kanë pasur disa takime me homologët grekë të cilët kanë siguruar se në ditët me ngarkesë maksimale të lëvizjeve do të shtojnë edhe ata numrin e sporteleve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë