Pikat e kalimit kufitar në Kapshticë e Qafë Thanë janë karakterizuar nga një fluks I lartë hyrjesh e daljesh edhe këtë të dielë.

 

Vetëm në Kapshticë, kanë hyrë dhe kanë dalë në 24 orët e fundit më shumë se 9100 shtetas shqiptare e të huaj.

 

Si pasojë e fluksit të lartë të lëvizjeve, policia kufitare ka punuar me 4 sportele në dalje e 2 në hyrje.

 

Mësohet se vetëm gjatë ditës së sotme kanë dalë më shumë se 2300 shtetas.

 

Ndërsa në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës nga Maqedonia në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë 4336 shtetas dhe kane dalë 3426 shtetas.

 

Në këtë pikë kufitare policia kufitare po punon me 2 sportele në dalje dhe po kaq në hyrje.

 

Me gjithe fluksin e lartë, falë masave të marra nga ana e policisë tonë kufitare, por edhe të dy vendeve fqinje, rradhet nuk kanë qenë të gjata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *