Subscribe

Fillimi i muajit gusht ka shënuar fluksin më të madh në pikat e kalimit kufitar në Shqipëri. Që në orët e para të mëngjesit në Murriqan janë krijuar radhë të gjata qe arritën deri ne 10 kilometra. Sportelet në këtë doganë qe lidh vendin me Malin e Zi, punojnë me intensitet të plotë, por fluksi i hyrjes së makinave është jashtëzakonisht i madh. Turistët dhe emigrantët që kalojnë në këtë pikë qëndrojnë disa orë në radhë. E njëjta situata është edhe në portin e Durrësit. Kthimi i emigrantëve për pushime në Shqipëri a rritur ndjeshëm fluksin e lëvizjeve. Dy tragete kanë mbërritur paraditen e kësaj te hëne në port, duke sjellë rreth 3500 pasagjerë dhe afro 800 automjete. Pasagjerët ndërkohe ankohen edhe per çmimet e biletave qe sipas tyre vazhdojnë të jenë të larta. Fluksi pritet të jetë i lartë deri në datën 10 gusht, ndërkohe qe për përballimin e tij, në terminalin e pasagjerëve janë vënë në dispozicion të gjitha sportelet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *