Në doganën e Kakavijës vazhdon fluksi i lartë i lëvizjes në të dyja anët e kufirit ndërsa një numër i madh emigrantësh kthehen në vendlindje për të kaluar pushimet e verës.

 

Për shmangien e radhëve të pritjes në kufi në këto ditë vere përveç masave nga pala shqiptare synohet edhe bashkëpunimi me palën greke.

 

SAIMIR BOSHNJAKU

 

DREJTOR I DEPARTAMENTIT TË KUFIRIT DHE MIGRACIONIT

 

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, themi se situata është normale, pavarësisht  se fluksi i rritjes së qytetarëve po shtohet dita-ditës. Besoj që i kemi marrë këto masa dhe do të jemi shumë efiçent te pjesa e menaxhimit të kalimit. Me palën greke, sidomos me Departamentin e Policisë Kufitare dhe Emigracionit, ky bashkëpunim ka qenë i vazhdueshëm, është real dhe do të jetë i prekshëm edhe nga qytetarët.    

 

Policia Kufitare thotë se qytetarët nuk duhet të dynden në Kakavijë por të përdorin edhe doganat e tjera kufitare me shtetin grek.

 

SAIMIR BOSHNJAKU

 

DREJTOR I DEPARTAMENTIT TË KUFIRIT DHE MIGRACIONIT

 

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, në raste kur ka pasur radhë, të cilat për momentin janë të pranueshme dhe në nivele normale, por besojmë që me bashkëpunimin mes dy palëve dhe me masat që do të merren në të dy anët e kufirit, situata do të jetë në kushte normale.

 

Gjatë ditës së marte nëpërmjet doganës së Kakavijes lëvizën në të dyja anët e kufirit rreth 10 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *