E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fluks i lartë emigrantësh në doganën e Kapshticës

Policia kufitare e Kapshticës është detyruar të ktheje sportelet dalëse ne hyrëse, për shkak të fluksit të pazakontë të emigrantëve qe kthehen ne atdhe. Sipas të dhënave qe vijnë nga dogana ne juglindje te vendit,  vetëm brenda 24 orëve kane hyre 4631 persona.

 

Mësohet se ky numër i larte, krahas sezonit turistik vjen edhe për shkak të festes së Shën Mërisë, e cila  organizohet ne qytetin e Korçës. Ne këto kushte janë krijuar radhe dhe emigranteve u është dashur te presin me ore te tera.

 

Reklamë

Edhe ne pikat e tjera të kalimit kufitar, policia po punon me të gjitha kapacitet për numrin e larte të atyre që vijnë ne Shqipëri për te kaluar pushimet pranë familjeve.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë