E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Fluks i lartë aplikimesh për çregjistrimin e makinave

Nga koha kur nisi aplikimi i amnistisë për automjetet, në fillim të këtij muaji maj, interesimi i qytetarëve për të përfituar ka qënë i lartë. Janë të shumtë ata të cilët i janë drejtuar Drejtorisë së Transportit Rrugorë në Tiranë, për të çregjistruar mjetin e tyre.

 

Për të pritur fluksin e qytetarëve, janë në dispozicion tre sportele, që kryejnë veprime. Drejtuesit e mjeteve thonë se detyrimet e prapambetura ndër vite, i kane bëra ata të mos kryenin asnjë veprim tjetër për makinën.

 

Reklamë

Janë mbi 600 çregjistrime të kryera në më pak se një muaj. Drejtues të zyrës së transportit dhe shërbimit rrugor, thonë se kategoria që ka shfaqur interes, është ajo që kryen çregjistrimin e mjetit, pa paguar detyrime.

 

Ndërsa kategoria e dytë, asaj që i falen kamatëvonesat, por qe duhet të paguajë principalin, është ende e painteresuar. Afati i përfitimit nga amnistia është deri në fund të vitit 2017.

 

Më shumë video

Reklamë